Rreth 70% e fermerëve në bashkinë e Pustecit janë përjashtuar nga skema e përfitimit të naftës pa taksa. Shkak është bërë mosplotësimi i kritereve të parashikuara në ligj lidhur me sipërfaqet e tokës. Fermerët thonë se parcelat që ata kanë në pronësi janë më të vogla se 1000 metra, kusht ky që duhet për t’u bërë pjesë e skemës.
Në ngastra të vogla janë ndarë. Rreth 12-13 copë janë dhe një total përbën 7-8 dynym. Herë me traktor herë me parmenda.
Varet sipas kategorive. Që do të thotë 400 – 450 metra. Me krah i punojmë. Edhe ai që ka traktor se punon dot.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nuk mbjellim ne se janë ngastra të vogla.
Problematika pranohet dhe nga autoritetet, të cilat thonë se zgjidhja duhet të vijë nga ministria e bujqësisë.
PALI KOLEFSKI
KRYETAR I BASHKISE PUSTEC
Nuk kanë sipërfaqen e nevojshme sipas ligjit. Duhet të kesh mbi 1000 metër që të përfitosh naftën. E kemi diskutuar për të gjetur një zgjidhje.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";VULLNET GJOLLA
DREJTOR I BUJQESISE KORÇE
Kriteri për të përfituar nga skema e naftës është mbi katër dylym. Dhe çdo ngastër me një dylym. Ka disa zona si Pusteci edhe në bashkinë e Pogradecit. Për momentin, por nëse këta aplikojnë pranë zyrave me sipërfaqe mbi 4 dylym ata mund të përfitojnë. Nafta është për mekaniken bujqësore dhe mekanika e ka të vështirë të hyjë në ngastra të vogla.
E njëjta situatë si në Bashkinë e Pustecit, paraqitet dhe në fshatra të tjerë malorë të qarkut Korçë.