S’ka më tym e flakë në Fier/ Subashi: Gjetëm zgjidhjen për menaxhimin e mbetjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
S’ka më tym e flakë në Fier/ Subashi: Gjetëm zgjidhjen për menaxhimin e mbetjeve

Pas 5 ditësh, duket se situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier është drejt rrugës përfundimtare të zgjidhjes. Mesditën e së dielës, kryebashkiaku Armando Subashi njoftoi se tashmë nuk ka më asnjë vatër zjarri apo tymi dhe se tashmë është gjetur përfundimisht zgjidhja për menaxhimin e mbetjeve.

 

“Përfundimisht zjarri në të gjithë fushën e mbetjeve këtu është vënë nën kontroll të plotë. Nuk ka më as tym, asgjë. Është një punë shumë voluminoze që është bërë në të gjithë këto ditë. E gjithë fusha është kapsuluar dhe nuk përbën më asnjë rrezik për ndezje të vatrave të zjarrit. Ne nuk do ta ndërpresim punën dhe do ta vijojmë me mbulimin e saj me dhe deri në atë lartësi që është e nevojshme. Pas kësaj faze do të vazhdojmë në tetor me mbjelljen e 5000-7000 pemëve në të gjithë këtë fushë. Këtu përfundimisht nuk do të depozitohen më mbetje. Kemi biseduar këto edhe me koncesionarin dhe kemi rënë dakord që nga nesër pasdite të gjitha mbetjet që krijohen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë në incenerator. Vjeshta do të jetë edhe periudha kur e gjithë kjo fushë do të pyllëzohet dhe gradualisht do të kthejmë nga një gangrenë në një park të vogël. Do të jetë një kujtim i hidhur.”

 

Advertisement

Sipas kryebashkiakut, zona në fjalë pritet të mbillet me pemë, duke mbyllur në këtë mënyrë historinë 70-vjeçare të kësaj fushe të grumbullimit të mbetjeve. Për ditë me radhë situata në Fier doli jashtë kontrollit ku veç ndotjes së madhe, u kthye dhe në një përplasje politike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy