
Në Lezhë situata është kritike për shkak të reshjeve intensive të shiut.
Prurjet e mëdha kanë detyruar autoritetet që të hapin portat e hidrocentralit në Shkopet.
Advertisement
Në anën tjetër, qindra hektarë tokë janë nën ujë në fushën e Torovicës, në Zadrimë e Kallmet.
Sipërfaqe të tëra me grurë janë të përmbytura, ndërsa të pushtuara nga uji janë edhe varrezat në Kakarriq.
Advertisement