Në shumë fshatra në zonat malore të bashkive Maliq, Korçë,Pogradec e Devoll situata vazhdon të jetë e rëndë pas reshjeve të dëborës.

Në qoftë se kalimi drejt qendrave të njësive administrative të zonave malore është normalizuar një gjë e tillë nuk mund të thuhet për rrugët e fshatrave të këtyre njësive pasi një pjesë e këtyre fshatrave e kanë të pamundur komunikimin.

Më e rëndë situata paraqitet në fshatrat malorë të njësive administrative Dardhas dhe Velçan në bashkinë e Pogradecit , Lekas Bashkia Korçë, Devolli i Sipërm Bashkia Devoll. Të izoluar prej shumë ditësh vazhdojnë të jenë 200 banorët e fshatit Panarit pasi trashësia e dëborës në majë të Mashkullorës ka shkuar deri në 2 metra.

Ndërsa kjo trashësi në fshatrat e thella malorë bejnë me dije burime zyrtare shkojnë nga 30 deri në 40 cm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjetet borëpastruese thanë të njëjtat burime janë në terren duke punuar për normalizimin e situatës së krijuar pas reshjeve që përfshin gjatë 3 ditëve të fundit juglindjen e vendit.