Një ditë pas protestës, situata në selinë e Partisë Demokratike është e qetë.
Paradite asnjë prej zyrtarëve të larte të PD nuk ka qenë në seli, përveç Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Pastrimi i godinës tani ka nisur dhe pamjet e shkatërrimit janë ende të dukshme.
Një ditë më parë Lulzim Basha e bëri të qartë se protesta e 8 janarit shënoi ndarjen përfundimtare me Sali Berishën. Sipas Bashës, 8 janari shënoi ditën e fundit në politikë të Berishës duke hedhur poshtë çdo mundësi për negociatë me komisionin e Rithemelimit.
Nga ana tjetër Sali Berisha deklaroi pas protestës se godina nga selia e PD u shndërrua në bunkerin personal të Lulzim Bashës. Berisha paralajmeroi se shumë shpejt Komisioni i Rithemelimit do t’i kundërpërgjigjet Lulzim Bashës.