Në fshatin Rudarë, që gjendet në veri të Kosovës, ka nisur largimi i kamionëve të vendosur nga serbët lokalë.
Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica dhe nëpër të kalon magjistralja për në pikën kufitare të Jarinjës.
Tërheqja e kamionëve dhe mjeteve të tjera ka nisur në orën 11:00 të 1 gushtit dhe me tërheqjen e kamionëve, edhe qytetarët e mbledhur kanë nisur të largohen.
Rrugët që çojnë për në Jarinjë dhe Bërnjak – pikëkalimet që lidhin Kosovën dhe Serbinë – u bllokuan nga serbët lokalë, në kundërpërgjigje të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Ekzekutivi ka thënë se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumenteve serbe, kur të largohen të gjitha barrikadat në veri.
Në mëngjesin e 1 gushtit, nga Policia e Kosovës konfirmuan se bllokadat ende ishin të vendosura.REL/