Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, si përgjegjësin kryesor.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rrjeshtohet në krah të Vladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiçit.
Kreu i PD shton se mbështet qëndrimet e qeverisë së Kosovës, NATO-s, BE dhe SHBA, ndërsa thekson se dënon provokimet serbe dhe reagimet e Ramës.
Postimi i plotë i Berishës:
Edi Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rrjeshtohet me Putinin dhe serbomadhin Vuçiç!
Te dashur miq, situata konfliktuale ne Veri te Kosoves e krijuar nga Putini i Vogel i Beogradit, Aleksander Vuçiç, i cili kercenoi me pergjigje vdeksore dhe konflikt qeverine e Kosoves dhe NATO-n ne rast se do zbatoheshin marreveshjet e reciprocitetit per targat dhe leternjoftimet serbe ne Kosove. Pas ketyre deklaratave, dje mbasdite dhe ne darke ne Veriun e Kosoves banda serbesh u rane sirenave te luftes, bllokuan rruget me barrikada dhe shkrehen bresheri armesh mbi policine e Kosoves.
Kjo gjendje konflikutaliteti u perball me nje reagim te fuqishem nderkombetar, ne radhe te pare te NATO-s, e cila ka ne mbrojtje direkte Kosoven dhe, nepermjet KFOR-it deklaroi se ishte e gatshme te nderhynte ne rast se rrezikohej stabiliteti i Kosoves.
Po keshtu reagoi Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian me perfaqesuesin e larte te politikes se jashtme dhe sigurise, Jozef Borrel, i cili kerkoi heqjen e menjehershme te barrikadave te vendosura ne rruget e komunave te Kosoves se Veriut dhe vendkalimet kufitare nga bandat e Vuçiç. Gjithashtu reagoi ambasada e SHBA ne Prishtine, cila vleresoi te ligjshme vendimet e qeverise se Kosoves per reciprocitetin per letrenjoftimet dhe targat e leshuara ne Serbi por kerkoi shtyrjen me nje muaj te zbatimit te tyre, kerkese te cilen qeveria e Kosoves e pranoi.
Reaguan te gjitha forcat politike shqiptare kudo qe jane ne mbeshtetje te qeverise se Kosoves.
Ashtu siç pritej, ne anen e Serbise dhe Vuçiçit u rrjeshtua menjehere Putini dhe qeveria e tij, i cili ben gjithçka per nxitjen e konfliktit ne rajon.
Por ndaj ketyre kercenimeve luftenxitese te serbomadhit Vuçiç, ne nje akt te turpshem vasaliteti te plote ndaj padronit, heshti per 24 ore si fija e barit Edi Rama.
Kurse pas 24 oreve, ai doli hapur ne mbrojtje te Putinit te Madh dhe Putinit te Vogel duke e paraqitur ceshtjen jo te nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim te marreveshjes nga serbet lokal per arsye te tyre.
Keshtu, Rama sot ne konference shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.
Me nje deklarate te tille Edi Rama, duke vleresuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç per pergjigje vdeksore ndaj Kosoves dhe kercenimit per konflikt ndaj perendimit ne rast se qeveria e Kosoves do te zbatonte marreveshjen per reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes luftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.
Me kete deklarate ky tradhetar inkurajon konfliktin ne Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç per zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusise, ai i thote komunitetit nderkombetar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfliktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojne vendimet e qeverise se tij.
Po keshtu, me kete deklarate, ky puthador i shpifur i Beogradit i thote Aleances se Atllantikut te Veriut se u nxitua me deklaraten e KFOR-it per gadishmerine per te vendosur stabilitetin ne Kosove, se ate nuk po e kercenonte Beogradi i nxitur nga Moska por disa fshatare nacionalist serb qe nuk duan marreveshjen dhe vendimet e qeverise se Albin Kurtit.
Me kete rast, duke mbeshtetur plotesisht qeverine e Kosoves, qendrimin e NATO-s, BE dhe SHBA denoj me forcen me te madhe provokacionet e ulta te serbomadhit Vuçiç dhe qendrimet e deklaratat e argatit te tij, tradhetarit te kombit shqiptar Edi Rama. sb