Vazhdon ende të jetë problematike situata nga përmbytjet në disa njesi administrative të Shkodrës.
Në raport me një një ditë më parë niveli I ujit në Njësinë Dajc është rritur me 3 cm.
Janë1500ha toke bujqesore e permbytur( fshatrat Darragjat,Shirq,Mushan,Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull,Samrish i Ri,Pentar-zona fushore.
Rruga e bllokuar është ajo Darragjat Shirq,tek vendi inquajtur urrelat e Shirqit ku lartesia e ujit arrin 100-130 cm ne rruge.
Aktualisht ka prezence uji ne oborre 121 shtepi,Shirq 70,Mushan 10,Darragjat 11,Belaj9,Rrushkull 12.Suka 9.
Ne disa toka bujqesore lartesia e ujit arrin 2m lartesi.
Në njësinë administrative Ana e Malit ka 1250 ha toke bujqesore të permbytur( fshatrat Oblike, Obot Muriqan).
Rruga e Obotit e bllokuar rreth 120 cm lartesi ne rruge.
Për momentin raporton 2 shtëpi dhe prezence uji ne oborre 100 cm ( fshati Obot.)
Rruga Obotit është e pa kalueshme ( makina ushtrise nuk kalon ) ndërsa Ujesjellesi Oblika 1 është i bllokuar nga uji ( jashte funksioni).
Në disa toka bujqesore lartesia e ujit arrin 2-2.5 m. dhe ajo që shqetëson është fakti që sot ka rritje niveli i ujit me rreth 30-40 cm.
Sipas bashkisë Shkodër, situata në Obot është kritike, dhe ka nevoje urgjente për ushqime në këtë fshat jo vetëm për njerezit por duhet bazë ushqimore edhe për bagetite.