Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend.
Teksa bëri bilancin e punës së ish-drejtorit Ardi Veliu, Nano ka dhënë alarmin për dhunën në familje. Ai theksoi se 16 vrasje kanë ndodhur vetëm nga dhuna në familje.
Po ashtu ai ngriti shqetësimin edhe për krimet seksuale ndaj fëmijëve, ndërsa deklaroi se 67 të mitur rezultojnë të dëmtuar nga dhuna seksuale.
“16% e krimeve, këtë muaj janë nga dhuna në familje. Shqetësues është edhe fakti që 67 të mitur rezultojnë të dëmtuar nga dhuna seksuale. Nga këto ngjarje veçojmë krimin e datës 16.10.2011, ku u arrestua Klodian Çalamani, për vrasjen e shtetasit të mitur. Autori rezulton një person me precedente penal”-tha ndër të tjera Gledis Nano