Situata e zjarreve në Vlorë, flakët rrezikojnë disa banesa dhe puset e naftës, vihen në kontroll në orët e vona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata e zjarreve në Vlorë, flakët rrezikojnë disa banesa dhe puset e naftës, vihen në kontroll në orët e vona

Disa vatra zjarri janë regjistruar pasditen e së dielës në rrethin e Vlorës. Zjarri  i cili nisi ne malin midis Gjormit dhe Lepenicës u arrit të vihej në kontroll vetëm në orët e vona.

Situata zjarri ka patur edhe fshatin Vranisht ku zjarrfikëset e Himarës arritën ta vinin në kontroll në orët e vona.

Ndërkohë rreth orës 16:00,  një zjarr me përmasa të mëdha  përfshiu zonën e fshatit Mërtiraj të njësisë administrative Vllahinë. Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era duke djegur me shpejtësi sipërfaqe me kullota.

Për disa momente flakët kanë rrezikuar disa banesa si dhe puset e naftës . Zjarri i cili u përhap me shpejtësi,  vuri  në vështirësi zjarrfikësit e Selenicës  për shkak të errësirës dhe terrenit të thyer malor.

Advertisement

Ndërkohë përpos zjërrfikësve të Selenices, në ndihmë shkuan edhe 6 automjete të zjarrfikësve të ardhura nga Vlora dhe Fieri. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy