Situata e pandemisë/ Gjermania fut Shqipërinë në vendet me rrezikshmëri të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata e pandemisë/ Gjermania fut Shqipërinë në vendet me rrezikshmëri të lartë

Qeveria gjermane do të klasifikojë Serbinë dhe Shqipërinë, në listën e vendeve me rrezik për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.  Ky vendim pritet të jepet ditën e diel.

 

Mediet gjermane raportojnë se Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë një listë me vendet me rrezikshmëri të lartë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

 

Advertisement

Në vendet që konsiderohen të rrezikshme pas përhapjes së variantit Delta janë gjithashtu vende si: Azerbajxhani, Guatemala, Japonia, Territoret Palestineze dhe Sri Lanka.

 

Të kthyerit që vijnë nga këto vende dhe që nuk janë vaksinuar plotësisht ose nuk janë shëruar, duhet të karantinohen për 10 ditë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy