Silva Bino nuk përjashton shtrëngimin e masave antiCovid: Vaksinat, deri tani asnjë efekt anësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Silva Bino nuk përjashton shtrëngimin e masave antiCovid: Vaksinat, deri tani asnjë efekt anësor

Drejtuesja e Departamentit të semundjeve Infektivë në ISHP Silva Bino ndoqi nga afër këtë të shtunë nisjen e procesit të vaksinimit të bluzave të bardha në Korcë kundër Covid-19.

Bino sqaroi se pas bluzave të bardha do të jetë radha e moshave të treta për të marrë dozat e vaksinës dhë më pas personat me semundje bashkëshoqëruese.

 

Sot nisi vaksinimi për të gjithë Prefekturen e Korçës. Do të vaksinohen mjekët, infermieret sanitaret, mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes. Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i te gjithe popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina që po aplikohet është Pfizer, ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër. Në dy ditet e para ne Korce do vaksinohen rreth 500 bluza te bardha dhe në vazhdim do të ecet sipas planeve 5 ditore.

Advertisement

 

Anëtarja e Komitetit të Eksperteve deklaroi se vaksinimi masiv do të filloje pas vaksininit të kategorive në risk.

Bino shtoi se deri tani nuk ka pasur raste të efekteve anësore tek personat e vaksinuar.

E pyetur nga mediat mbi shtrëngimin e mundshëm të masave nisur nga shifrat e larta të infektimeve dhe të vdekjeve ditore, Bino tha nga Korca se shtrengimi i masave do të jetë në varësi të situates dhe se kjo gjë vendoset nga komiteti.

Advertisement

Megjithatë ajo bëri apel që qytetaret të respektojnë me patjetër masat

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy