Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, I bëri apel mësuesve që nuk janë vaksinuar, të paraqiten për të marrë dozat.
Silva Bino tek ishte në krah të Ministres Manastirliu në Polikliniken Qëndrore në Tiranë, tha se krahas fushatës së hapur të vaksinimit u ëshë rekomanduar mjekëve të familjes që të mos largojnë vëmendjen nga grupet në risk.
“Ka akoma sidomos në mjedisin e mësuesve që janë dhe grupe kritike dhe grupe risku, për të cilat duhet të shtojmë mundësinë e vaksinimit. Personeli shëndetësor ka një mbulesë më të lartë vaksinale në krahasim me të tjerët. Mbulesë të mirë vaksinale kanë punonjësit e policisë. Natyrisht ne po vazhdojmë që krahas gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës së hapur, kemi dhënë rekomandimin për mjekun e familjes që të mos e largojë vëmendjen nga ato grupmosha që janë me të vërtetë kritike”, tha Bino.
Advertisement
Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,899,172 vaksina. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,427,977 doza të vaksinës ndaj COVID19.