Një shtetas italian, me iniciale F.F 57 vjeç është proceduar penalisht, pasi u kap në Portin e Durrësit me ilaçe kontrabandë që i sillnte në Shqipëri për tregëtim.
Policia në një njoftim për media, bëri me dije se në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.
Port Durrës
Tentoi të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, procedohet penalisht 57-vjeçari (shtetas italian).
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kontrabanduar medikamente mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, kanë referuar materialet në Prokurori për këtë rast dhe si rezultat, ka nisur procedimi penal për shtetasin:
-F. F., 57 vjeç, banues në Itali.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 57-vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.