Një person me probleme të shëndetit mendor plagosi paraditen e kësaj të enjteje dy persona në pazarin e Korçës.
Jonis Mazllemi, 36-vjeç, sulmoi me hanxhar një 52-vjeçare, e cila është shitëse në këtë Pazar dhe më pas goditi edhe një 60-vjeçar që i erdhi në ndihmë 52-vjeçares.
Sipas burimeve, autori i sulmit ka probleme të shëndetit mendor për shkak të konsumit të drogës dhe në momentin e ngjarjes, ai ka kryer veprime të pakontrolluara.
DESHMITARE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar.”
Dy të plagosurit u dërguan në spital, ku sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 36-vjeçari që i sulmoi u shoqërua nga policia.