Si ndodhi vrasja e rojes në Fier, autori ka qenë i vetëm, u largua në këmbë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si ndodhi vrasja e rojes në Fier, autori ka qenë i vetëm, u largua në këmbë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e rojes së serave, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

 

Advertisement

Roja i gjetur i vrarë, është vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli. Trupi i pajete i rojes u gjet nga banorë te zonës, jashtë serave të kultivuara me sallator.

 

Trupi ishte i goditur me thikë disa herë.

 

Advertisement

Mësohet se objekti ku u gjet trupi i pajetë ruhet me kamera sigurie. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes qe mund te çojnë tek autori i saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy