Babis Anagnostopoulos ka pranuar vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare, Karolinës, më 11 Maj në banesën e tyre në Greqi.

Ai u arrestua dje dhe ka pranuar krimin e rëndë pas 8 orësh marrje në pyetje nga hetuesit grekë, të cilëve u tha se vrau gruan pasi martesa e tyre nuk po shkonte mirë dhe ishte i frikësuar se Karolina do ta braktiste dhe do të largohej së bashku me vajzën e tyre 1-vjeçare.

Por si u fut në grackë 32-vjeçari nga hetuesit grekë? Policia e kishte njoftuar një ditë më parë se duhej të paraqitej në zyrat qëndrore të Policisë greke në Athinë në lidhje me disa prova të reja.

Mediat greke raportojnë se autoritetet i kishin thënë se duhet të shkonte për të identifikuar një autor të dyshuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por piloti 32-vjeçar kishte kërkuar një ditë kohë, pra që të shkonte dje pas mesdite, sepse duhej të merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore të gruas së tij të ndjerë.

Policia pranoi, por me kusht që të mos tregonte për çfarë bëhej fjalë dhe të ruante sekretin në lidhje me hetimet që po zhvilloheshin.

Mediat kanë arritur të kapin një fotografi dje në ishullin Alonissos ku u rrit 20-vjeçarja, pikërisht aty ku u mbaj ceremonia përkujtimore, ku duket 32-vjeçari duke përqafuar vjehrrën e tij, nënën e Karolinës. Gjatë përshëndetjes me të, Babisi tha se duhej të largohej me urgjencë drejt Athinës për të identifikuar një person të dyshuar për vrasjen e vajzës.

Policia greke e mori 32-vjeçarin me helikopter për ta transferuar drejt zyrave qëndrore në Athinë. Deri në atë moment ai nuk kishte kuptuar asgjë dhe nuk ishte në dijeni të provave që hetuesit grekë kishin ndaj tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

8 orë ka zgjatur marrja në pyetje deri sa burri vrasës “u thye” dhe u detyrua të pranonte krimin e tmerrshëm. Hetuesit i vunë në dispozicion faktet dhe provat.

Një aplikacion në telefonin e tij që mat hapat tregoi se 32-vjeçari ishte duke ecur në kohën kur ai pretendonte se ishte lidhur nga grabitësit dhe ishte pa ndjenja.

Kamera e sigurisë në shtëpinë e çiftit, që besohet se ka filmuar gjithë skenën, ishte pa kartë memorje. Karta ishte hequr rreth orës 01:20 të mëngjesit, ndërsa ai pretendonte se “grabitësit” ishin futur në shtëpi 3 orë më vonë.

Regjistrimi i fundit në kamera është në orën 12:30 të natës tragjike, ku duket 32-vjeçari me vajzën e tij 1 vjeç që qëndron në dhomën e ndenjies.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ora inteligjente që Karolina mbante në dorë atë natë ka regjistruar pulsin e saj, çka tregonte shenja jetësore në një orar që nuk përputhet me dëshminë që 32-vjeçari kishte dhënë. Pra 20-vjeçarja ishte vrarë më herët se sa pretendonte autori për “grabitjen”.