Si do të pushojmë këtë verë? Përgjigjen Klosi dhe Manastirliu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si do të pushojmë këtë verë? Përgjigjen Klosi dhe Manastirliu

Ministrat Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu dhanë detaje këtë të martë sesi do të pushohet në bregdet. Teksa ndoqi nga afër vaksinimin e operatorëve turistikë në Golem, Klosi tha se ky sezon turistik do të jetë “Covid free” dhe me siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet.

 

Ai deklaroi se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi i rendit, niveli i zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj.

 

Advertisement

Duke garantruar se brenda majit do të përfundojë vaksinimi i punonjësve të strukturave akomoduese, Manastirliu bëri me dije masat e shëndetësisë për sezonin veror, të fokusuara në tre komponentë.

 

“Prioritet mbetet vaksinimi, që, siç e përmenda do ta përfundojmë brenda muajit maj për operatorët turistikë. Sezoni turistik do të vijojë që të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proçes i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit.”

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy