Si do të jetë moti sot? Kujdes nga rrufetë dhe stuhitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si do të jetë moti sot? Kujdes nga rrufetë dhe stuhitë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga  masa ajrore të paqendrueshme. Moti  parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashereshme në pjesen më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtrëra shoqëruar me shkarkesa elektrike ne pjesen qendrore dhe zonat malore.Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-jugperendimi   me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave fitoin shpejtësi deri në 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale, nga 15 grad celcius deri në 30 grad celcius.

Rajoni i Ballkanit parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të rajonit, në veri reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Per sa i perket Kontinentit  Europian, Europa Qendrore, pjesërisht ajo Lindore dhe Gadishulli Apenin do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime,me perjashtim te Verilindjes se Europes ku do te kete edhe rreshje shiu. Ndersa  në pjesën tjetër të Europes, Ishujt Britanik, Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut pritet të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me vranësira kalimtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy