Qeveria ka bërë gati paketën fiskale, e cila parashikon taksat dhe tatimet që do të aplikohen nga viti që vjen. Ndër ndryshimet në këtë paketë, është tatimi mbi të ardhurat, apo mbi pagat.

 

Nga viti që vjen pagat deri në 40 mijë lekë do të kenë një tatim zero, duke mbrojtur individët me të ardhura të ulta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me të njëjtin argument ministria e financave  ka parashikuar që për të ardhurat nga pagat nga 30 deri në 50 mijë lekë në muaj, tatimi që sot është 13 %, do të përgjysmohet.

 

Efekti në buxhet I këtyre dy ndryshimeve arrin në 11 mln euro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Normat tatimore prej 13 % do të vijojë të aplikohet për të gjithë ata që marrin një pagë deri në 200 mijë lekë në muaj. Ky është edhe kufiri që ministria e financave ka parashikuar për mbrojtën e shtresës së mesme.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë ata që paguhen me mbi 200 mijë lekë në muaj tatimi progresiv që do të aplikohet arrin në 23 %. Sipas të dhënave nga tatimet deri më tani janë vetëm rreth 6 mijë persona që marrin  një pagë të tillë.

 

Ndryshimet në këtë ligj, vijnë në të njëjtën linjë të programit elektoral të partisë qeverisëse, ku qytetari me të ardhura të ulta  tatohet më pak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";