Mazhoranca ngriti sot dy komisione të posaçme; komisionin kundër dezinformimit dhe komisionin antikorrupsion.
73 deputetë votuan pro ndërkohë që opozita vendosi të bojkotojë nismat e shumicës.
Komisioni për luftën kundër dezinformimit do të drejtohet nga socialisti Erjon Braçe dhe pjesë e tij do të jenë edhe Mesila Doda e Fatmir Mediu; ndërkohë që demokratët kanë vendosur të mos marrin pjesë pasi për ta është një komision për censurën ndaj mediave.
Komisioni tjetër, me emrin për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj; por edhe këtu demokratët nuk do jenë pjesë. Ky komision ka si synim të përgatisë reformat të cilat janë të nevojshme për të përshpejtuar procesin e integrimit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";