“Shumë shoferë tejkalojnë shpejtësinë dhe janë të dehur”/ Policia: 34 i arrestuam

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shumë shoferë tejkalojnë shpejtësinë dhe janë të dehur”/ Policia: 34 i arrestuam

Policia Rrugore arrestoi 34 drejtues mjetesh brenda 72 orëve të fundit. Nga këta, 19 janë prangosur për drejtim mjeti pa leje drejtimi, ndërsa 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Efektivët e Rrugores kanë pezulluar edhe patenta për shoferët që u kapën në shkelje.

 

“Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale  kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 136 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 8 për qarkullim në sens të kundërt. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 7101 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy