Shumë pak interes për mësuesinë/ Mesatarja nuk ndryshoi, arsimtarët kërkojnë paga më të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shumë pak interes për mësuesinë/ Mesatarja nuk ndryshoi, arsimtarët kërkojnë paga më të larta

Profesioni i mësuesisë po kërkohet gjithmonë e më pak. Edhe pse janë ndërmarrë iniciativa nga ministria e Arsimit për reduktim tarife dhe përfitim burse, sërish maturantët nuk kanë shumë interes për këtë degë.

 

Studentja Klodiana Peposhi nga fakulteti Histori – Filologji tregon se ka zgjedhur të mos ndikohet nga preferencat e bashkëmoshatarëve të saj, pasi vetë ajo e ka projektuar të ardhmen e saj si një mësuese në vendin tonë.

 

Advertisement

KLODIANA PEPOSHI

STUDENTE

 

Më pëlqen si degë, më pëlqen të ndihmoj nxënësit, studentët. Kam pasur dhe një mësues që e kam pasur idhull dhe kam dëshirë të bëhem si ajo. Normal që e vlerësoj se e kam zgjedhur, e kam synim.

Advertisement

 

Programet e mësuesisë në kimi, fizikë, filozofi dhe histori kanë pësuar një rënie të regjistrimeve në fillim të vitit akademik 2021 deri në 20%, gjë që lidhet më së shumti me kushtin e vendosur që mesatarja të jetë 7.5.

 

Mësuesja Sanie Korini sugjeron që mesatarja të jetë më e lartë, pasi vetëm në këtë mënyrë mundësohet që maturantët me notat më të mira të dalin mësues pas studimeve, duke ofruar më shumë cilësi në mësimdhënie.

Advertisement

 

SANIE KORINI

DREJTUESE DIDAKTIKE

 

Advertisement

Për mësuesi duhet të shkojnë nxënësit më të mirë sepse nuk duhet të pretendojmë të kemi mjekë, ekonomistë, inxhinierë ndërtimi të zotë nëse nuk kemi mësues të zotë shkencash. Unë jam e mendimit që mesatarja për mësuesinë të jetë mbi 8.

 

Ndërkohë, Isa Halilaj nga sindikata e Pavarur e Arsimit shprehet se zbehja e rolit të mësuesit lidhet me pagat e ulëta dhe mungesën e stimulimit për këtë profesion përmes politikave të ndryshme.

 

Advertisement

ISA HALILAJ

SINDIKATA E PAVARUR E ARSIMIT

Mësuesit vazhdojnë punën me përkushtim, por rrogat e ulëta, kushtet e vështira të punës, burokracitë që e dëmtojnë maksimalisht mësuesin nuk e bëjnë një profesion të preferueshëm. 3% e GDP-së investime në arsim , buxhet për arsimin vetë nuk mund të kemi një arsim cilësor. Të rinjtë duan të krijojnë familje dhe me një rrogë mësuesie nuk e shohin të mundur që të bëjnë një jetë të nivelit mesatar.

 

Advertisement

Nota mesatare për pranim në programet e mësuesisë është rritur vazhdimisht, duke shkuar nga 6 në 7 e më pas në 7.5 që nga viti akademik 2020-2021, metodë kjo që synon tërheqjen e studentëve më të mirë drejt mësuesisë.

 

 

PAK INTERES PER MESUESINE

Advertisement

 

MESATARJA NUK NDRYSHOI, ARSIMTARET KERKOJNE PAGA ME TE LARTA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy