Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe rregullorja e kuvendit të Kosovës, sanksionojnë që deputetet duhet të marrin pagën e tyre bazë edhe një vit pas përfundimit të mandatit.

Paga mesatare bazë e një deputeti në Kosovë, është 1.547 euro. Por, organizatat që monitorojnë punën e kuvendit, kërkojnë që ligji të rishikohet pasi deputetët përfitojnë shumë edhe pas përfundimit të mandatit të tyre. Instituti demokratik i Kosovës vlerëson se ish-deputetët duhet të paguhen për jo më shumë se gjashtë muaj.

Cakolli kërkon që deputetët të kompensohen  vetëm gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit.

Një vit kalendarik është periudhë e gjatë kohore dhe krijon kosto të madhe për buxhetin e vendit sidomos duke marrë parasysh nivelin e pagave të cilat gëzojnë deputetët, ndaj do të ishte mirë të merren modele të tilla si gjashtë muaj maksimalisht qe të kompensohen”, thotë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për sa i takon legjislaturës së fundit që përfundoi në janar, edhe pse kanë qenë në parlament për vetëm një vit, deputetët do të paguhen nga shteti për 12 muaj të tjerë. Për shkak të krizës së koronavirusit, kjo legjislaturë as nuk ka punuar normalisht. Albana Rexha, nga demokracia plus, thotë se kjo mjafton që vetë deputetët të mos pranonin kompensimin e plotë, me qëllim që të ndihmojnë qytetarët e tjerë të goditur nga pandemia, por një gjë e tillë, ka pak gjasa të ndodhë.

Sipas Rexhës duhet të rishqyrtohet kompensimi kalimtar për deputetët. “Meqenëse kjo nuk ka ndodhur në mënyrë vullnetare nga ana e deputetëve, edhe pse mbase mund të shihet si një simbolikë por kjo por do të përçonin një mesazh shumë të mirë pasi që deputetët do të solidarizoheshin me popullin në mënyrë që të kalohet sa më lehtë kjo pjesa e gjendjes ekonomike për shkak të pandemisë”.

Pavarësisht sfidave dhe krizës së shkaktuar nga pandemia, në ekonominë e Kosovës, deputetët nuk kanë hequr dorë nga pagat e plota të tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";