Zjarri i cili nisi pasditen e të shtunës në zonen bregdetare të Tales, në Lezhë, u shua plotësisht nga zjarrëfikësit.
Vatrat qe ishin aktive për disa orë, dogjën një sipërfaqe prej rreth 25 hektarësh me shkurre e bimësi të ndryshme, ndërsa u rrezikuan edhe bizneset si dhe disa shtëpi aty pranë.
Advertisement
Zjarrëvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme por ende asnjë person nuk është ndaluar.
Kjo është e dyta herë brenda pak kohësh që zona e kënetës pranë bregdetit të tales, digjet nga zjarri.
Advertisement