Shtyhet për në 3 gusht vendimi i KPA-së, për ish- kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në seancën e kësaj të enjte bëri të ditur se hetimet do të vijojnë. Për këtë arsye anëtarët e KPA kanë kërkuar dokumente shtesë nga Hajdarmataj.

Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, Hajdarmatajn , ish-Prokurorin e krimeve të rënda, sot Prokuror në Tiranë. Mirëpo nga ana tjetër ONM nëpërmjet përfaqësuesitg të vet Teo Jacobs sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra.

Vetë Hajdarmataj, i konsideroi subjektive, të pavend dhe pa bazë ligjore opionet për pasurinë dhe profesionalizmin e tij, të paraqitura nga vëzhguesi ndërkombëtar, Teo Jacobs, në Kolegji e Posaçëm të Apelimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";