Shtyhet seanca për Beqajn dhe dy bashkëpunëtorët e tij, zbardhet arsyeja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtyhet seanca për Beqajn dhe dy bashkëpunëtorët e tij, zbardhet arsyeja

Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12:30 dhënia e masës së sigurisë për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, që u arrestuan ditën e djeshme.

Ky vendim u mor pas kërkesës së avokatëve, të cilët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me aktet e dosjes.

Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e një restoranti në Tiranë dhe të një automjeti.

Drejt burgut ish ministrin Ilir Beqaj e çoi një procedim penal i nisur 6 shtatorin e vitit të kaluar, regjistruar në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.

Advertisement

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes restorantit në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy