Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyrezi , ka akuzuar dëshmitarët që “fundosën” klientin e tij si individë që përdoren nga pushteti dhe uniformat blu. Ai u shpreh se Abdyl dhe Arsen Rama, janë dy persona që kanë pasur më herër probleme me drejtësinë, ndaj dëshmitë e tyre nuk vlejnë.
“Janë dy vëllezër që kanë organizuar të gjithë këtë. S’ka asnjë provë tjetër veçse dy vëllezërve që rezultojnë të dënuar. Janë disa herë të dënuar, në Durrës, Tiranë, Vlorë, i përdor policia”, shtoi ai.
Advertisement
Këtë të martë u zhvilluar seanca e radhës ndaj kreut të zgjedhur për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, ku pritej të dëshmonte vëllai i dëshmitarit që “fundosi” Belerin, Abdyl Rama. Ky i fundit nuk u paraqit, ndaj seanca u shty sërish.