Avokatët e Berishës kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Genc Gjokutaj ka bërë me dije se kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka është depozituar në SPAK.
Advertisement
Avokati është shprehur se presin një proces të rregullt dhe po presin vendimin e Gjykatës.
“Po presim vendimin për kërkesën e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka. Ne jemi për një proces të rregullt, ne do presim vendimin e gjykatës”, shprehet Gjokutaj.
Advertisement
Për këtë gjë, seanca gjyqësore shtyhet për t’u zhvilluar nesër, ditë e Mërkurë, ora 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohë të njihen me aktet.