Konferenca e kryetareve shtyu ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore të cilat I kërkoi Partia Demokratike.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, shpjegoi arsyen e shtyrjes së ngritjes së komisioneve hetimore.
“Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje.”
Advertisement
Partia Demokratike dorëzoi disa ditë më parë kërkesën në Kuvend për ngritjen e disa komisioneve hetimore, konkretisht për zgjedhjet e 25 prilli8t, Inceneratoret dhe cështjen “Becceti”.