
Shtyhet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike thirrur nga Enkelejd Alibeaj, e cila ishte planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë.
Zhvendosja e mbledhjes për ditën e enjte në orën 09:00 është bërë pasi babai i deputetit demokrat, Luçiano Boçi, ka ndërruar jetë dhe përcjella për në banesën e fundit do të bëhet pasditen e sotme.
Advertisement
Në fund të mbledhjes pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.