Shtrenjtohet gjeli i detit/ Shumë fermerë po e shesin me 1300 lekë kilogramin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrenjtohet gjeli i detit/ Shumë fermerë po e shesin me 1300 lekë kilogramin

“Gjeli i detit, një nga produktet simbol të tryezës së funditit, është prekur po ashtu nga rritja e çmimeve. Por kur në treg çmimi i tij ka vajtur deri në 13 mijë lekë për kilogram, këtu në tregun e Baldushkut gjen nga ata fermerë që e shesin me 10 mijë lekë kilogramin.”

 

 

Hekuran Kasa është një ndër ta. Këtë vit ai rriti 30 krerë gjela deti, 20 krerë më pak se vitin e shkuar dhe i tregton me të njëjtin çmim sa kushtonin gjelat e detit fundvitin e 2021.

Advertisement

 

 

 

HEKURAN KASA

Advertisement

FERMER

“Deri tani këtë çmim kemi vendosur deri në fillim dhe nuk do ta lëivizim.Unë nuk do ta rris çmimin deri në ditën e fundit, nuk do të bëhem I pasur brenda ditës, dua të bëhem çdo ditë. Unë më shumë kam shitur me porosi, kam 5-6 krerë pa shitur, nesër dua t’i përfundoj dhe nuk dua të merrem më me këtë punë sepse na kanë mbyt me shpenzime.”

 

 

Advertisement

 

Pavarësisht se rritja e gjelit të detit u bë më e shtrenjtë këtë vit, çmimi prej 13 mijë lekësh për kg për të është abuziv.

 

 

Advertisement

 

HEKURAN KASA

FERMER

“Këtu tregu është i luajtur, futet mall kontrabandë dhe është mësuar ta shesë më shtrenjtë dhe më shpejt se unë. Unë i them është malli im, por nuk besojnë dhe shkojnë tek ai që i merr nga jashtë. Ti ke rrugët plot me 300 krerë, por nuk rriten dot, unë mezi rrita 30 krerë, abuzojnë.”

Advertisement

 

Por, ndryshe mendojnë fermerët në Peqin.

 

FERMERË

Advertisement

“13, për mua nuk është i shtrenjtë.”

“13 kilen po e shes, pulën e detit me 15. Me kaq jemi me humbje ne, e di sa shumë shpenzime ka ai. Kërkesat janë të dobëta, 5 kokë kam shitur nga mëngjesi deri tani.”

“Juve ju duket shtrenjtë, por misri ka shkuar shumë shtrenjtë, janë rritur të gjitha çmimet. Edhe sivjet edhe nuk rris më.”

 

Advertisement

Blerësit nga ana tjetër ankohen se nuk e përballojnë dot këtë çmim, sidomos në kushtet kur çdo produkt tjetër i tryezës kushton më shtrenjtë.

 

BLERËS

“Nuk e përballojmë dot ne. 1 gjel dhe 1 rikë më shkuan rreth 160 mijë lekë.”

Advertisement

“Nuk e përballojmë, rrimë mendohemi a e blejmë dot një.”

“Për mua që jam pensionsite, është shumë i lartë. Gjeli i Peqinit po më ha para se ta ha.”

 

 

Advertisement

Në ditët e fundit të blerjeve, çmimi i gjelit të detit ndryshon gjithmonë, por këtë fundvit mbetet të shihet nëse do të ketë shtrenjtim të mëtejshëm apo do të pësojë një ulje të lehtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy