Si për çdo produkt tjetër, edhe për gjelin e detit, simboli i tavolinës për natën e ndërrimit të viteve ka një shtrenjtim të çmimit. Në qytetin e Peqinit, zonë e njohur për cilësinë e këtij produkti, një kilogram arrin nga 800 deri 1000 leke. Këtë vit, fermerët kanë mbarështuar shpendë më pak se një vit më parë, ndaj dhe tregu i shitjes së tyre duket i garantuar.  Por ka edhe nga ata qytetarë largohen pa blerë.

 

 

Të vendosur përgjatë aksit nacional Elbasan-Peqin, fermerë e tregtarë pohojnë se janë të detyruar t’i rrisin çmimet, pasi edhe produktet me të cilat ushqehen këto shpendë kanë pësuar rritje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Prej disa muajsh, shqiptarët janë përballur me rritje çmimesh thuajse me të gjitha produktet, përfshirë edhe produktet e mishit, siç është gjeli i detit apo mishi i bagëtive të imta, që shkon deri në 1200 lek për kg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";