Si për çdo produkt tjetër, edhe për gjelin e detit, simboli i tavolinës për natën e ndërrimit të viteve ka një shtrenjtim të çmimit. Në qytetin e Peqinit, zonë e njohur për cilësinë e këtij produkti, një kilogram arrin nga 800 deri 1000 leke. Këtë vit, fermerët kanë mbarështuar shpendë më pak se një vit më parë, ndaj dhe tregu i shitjes së tyre duket i garantuar. Por ka edhe nga ata qytetarë largohen pa blerë.
Të vendosur përgjatë aksit nacional Elbasan-Peqin, fermerë e tregtarë pohojnë se janë të detyruar t’i rrisin çmimet, pasi edhe produktet me të cilat ushqehen këto shpendë kanë pësuar rritje.
Prej disa muajsh, shqiptarët janë përballur me rritje çmimesh thuajse me të gjitha produktet, përfshirë edhe produktet e mishit, siç është gjeli i detit apo mishi i bagëtive të imta, që shkon deri në 1200 lek për kg.