Siç edhe ishte paralajmëruar, çmimi i karburanteve në vend nuk po njeh rënie, por vetëm rritje. Ditët e fundit nafta e benzina janë bërë më të kushtueshme për qytetarët, duke shënuar kështu rritjen e dytë të çmimeve brenda muajit tetor.

Në pikat e tregtimit me pakicë, nafta ka arritur deri në 185 lekë për litër, duke pësuar kështu një shtrenjtim me gati 9 lekë nga fillimi i muajit.

Po me 9 lekë është edhe rritja e çmimit për benzinën, për të cilën qytetarët ditët e fundit po paguajnë deri në 187 lekë për litër.

Ndërsa litri i gazit varion nga 87 deri në 89 lekë. Operatorët e tregut thonë se gjasat janë që nafta në vend të kapë rekordin historik prej 200 lekësh për litër, për shkak të shtrenjtimit të arit të zi në bursa. Aktualisht nafta në bursa tregtohet me 84 dollarë për fuçi, nga rreth 20 dollarë që zbriti në mars të 2020, kur bota filloi të vuante pasojat e pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";