Shtrenjtohen qiratë e shtëpive/ Zonat më të lira, “Astiri” dhe “Fresku”  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrenjtohen qiratë e shtëpive/ Zonat më të lira, “Astiri” dhe “Fresku”  

Me afrimin e nisjes së vitit të ri akademik, studentët fillojnë edhe kërkimet për shtëpi me qira.

 

Por, ata ankohen se çmimet janë shtrenjtuar dhe janë të papërballueshme për xhepat e familjeve shqiptare.

 

Advertisement

DEMIAN DERVISHAJ

STUDENT

“Jeta e studentit është shumë e vështirë. Shumica e studentëve kthehen nga puna e tyre, që punojnë në sezone, kryesisht kamarier dhe banakier, kanë paga jo shumë të larta. Duhet të gjejnë një shtëpi me qira që rriten çdo vit e më shumë. Tarifat janë shumë të larta.”

 

Advertisement

 

Shtrenjtimi i qirave, veçanërisht në Tiranë, konfirmohet edhe nga agjentët e konsulentët imobiliarë. Ata shprehen se shtëpia më e lirë që mund të gjendet në treg e ka qiranë mujore 300 mijë lekë të vjetër.

 

 

Advertisement

LEFTER SILA

KONSULENT IMOBILIAR

“Në dy vitet e fundit, si rezultat i rritjes së kërkesës dhe të pakësimit të ofertës, ka një rritje të çmimeve, 10, 20, 30% të qirave. Nga zona e “Astirit” janë rritur me 50 mijë lekë, brenda “Unazës së Vogël” me 100 mijë lekë, në “Bllok” me 200 mijë lekë. Zonat më të lira janë nga “Fresku”, nga “Astiri”, “Fusha e Aviacionit”, “Casa Italia”, ku çmimet janë më të lira. Apartamentet 1+1 shkojnë 300 mijë lekë në këto zona të largëta, 250 mund të ketë raste të veçanta.”

 

Advertisement

 

FJORDI SUBASHI

AGJENT IMOBILIAR

 

Advertisement

 “Çmimi ka lëvizur kryesisht te 50-100 mijë lekë. Në zonat më të lira kryesisht janë te 250 euroshi e lart, nën këto vlera nuk kemi.”

 

Rritja e çmimeve të qirave gjatë vjeshtës është një fenomen thuajse i përvitshëm, që lidhet me shtimin e kërkesës, kryesisht nga studentët që vijnë nga rrethet.

 

Advertisement

Si zgjidhje për të përballuar shtrenjtimin, ata organizohen në grupe prej 2-3 vetësh për të ndarë lekët që duhet të paguajnë.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy