Valës së shtrenjtimit të çmimeve nuk i kanë shpëtuar as drutë e zjarrit. Në pikat e shitjes në Tiranë, një metër kub dru kushton deri në 7.500 lekë ose gati 2.500 lekë më shtrenjtë se një vit më parë.
Tregtarët pohojnë jashtë kamerave se kjo rritje çmimesh vjen si pasojë e mungesës së lëndës drusore në treg. Kjo sipas tyre rrjedh nga moratoriumi që ndalon shfrytëzimin e pyjeve, por edhe sepse shtetet fqinje si Mali i Zi apo Serbia nuk po furnizojnë më vendin tonë me dru.
Tregtarët ankohen edhe për pikat e palicencuara që operojnë e që sipas tyre ndikojnë në çmim. Nga ana tjetër, familjarët shprehen se çmimet janë të papërballueshme dhe se detyrohen ta ndezin zjarrin vetëm kur bën shumë ftohtë.
QYTETARË
Advertisement1- “I kemi blerë me 75 mijë lekë metër kubin, shtrenjtë janë shumë. I blejmë me periudha, sa të mundemi.”
2- “7.500 lekë metër kubin e kam blerë këtë vit, vjet ishte 5.500 lekë. Po ça të bëjmë, e ndezim sa herë kemi mundësi.”
Advertisement3- “Shtrenjtë, shumë shtrenjtë, njerëzit nuk e përballojnë dot.”
Në vitin 2016, Shqipëria miratoi një moratorium për shfrytëzimin e pyjeve dhe ndaloi eksportin e lëndës drusore. Të drejtën për shfrytëzimin e pyjeve për plotësimin e nevojave të banorëve për dru zjarri e kanë bashkitë.