Shtrenjtimi i çmimit të ujit, debate në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, goditet këshilltari socialist

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrenjtimi i çmimit të ujit, debate në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, goditet këshilltari socialist

Një përfaqësi qytetarësh u ngritën sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit për ta rritur me 40% çmimin e ujit të pijshëm.

Qytetarët pohuan se ky vendim prek drejtpërsëdrejti shtresat në nevojë ndaj kërkuan të anulohet.

“Unë pension 100 mijë lekë kam, nuk e përballojmë kurrë. S’jemi dakord me rritjen e çmimit”, tha një e moshuar.

“Nuk jemi fare dakord sepse ne mezor e përballojmë me çmimin që ka qenë. Rëndon shumë më xhepat tonë sepse jemi pensionistë”, tha një qytetare tjetër.

Advertisement

“Unë jam pensionist, do e rrisin sërish ujin. Unë protestoj për çdo padrejtësi që bëhet”, tha një i moshuar.

Qytetarët e mbajtën protestën e tyre në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku së bashku  me këshilltarët e djathtë hynë në mbledhje dhe u konfliktuan me kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe këshilltarët e mazhorancës.

Në një moment një qytetar sulmoi me dosjen e dokumentave të këshillit një nga këshilltarët e majtë, ku edhe ky i fundit ia ktheu me të njëjtën mënyrë.

Më pas të djathtët braktisën mbledhjen duke akuzuar se janë falsifikuar firmat e këshilltarëve për ta kaluar si vendim një muaj më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy