Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të mbizotërojë moti i  vranët me reshje shiu të cilat do të jenë prezente që prej mesnatës me intensitet mesatar.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike.

Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar.

Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës në Alpe dhe verilindje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Diten e diel ne veri dhe qender te vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Në juglindje të vendit deri në orët e mesditës mot i vranë e reshje të dobta bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në bregdet e zonat luginore kryesisht në veri erë intensive e problematike me shpejtësi 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-6 ballë./vizionplus.tv