Rastet e reja me koronavirus në vendin tonë vazhdojnë të pësojnë rritje.
Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 6.527 testime dhe janë konfirmuar pozitivë 658 qytetarë.
Advertisement
Numri i viktimave vazhdon të mbetet i njëjtë, dy. Një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi humbën jetën, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.
Në spitalin Infektiv janë të shtruar 73 pacientë, ndërsa janë shëruar 142 qytetarë.
Advertisement