Në 24 orët e fundit në Itali është shënuar një rritje e numrit të rasteve të reja me koronavirus dhe të viktimave.
Autoritetet shëndetësore raportuan për 28.244 persona pozitivë dhe 353 pacientë që humbën jetën.
Advertisement
Një ditë më parë në shtetin fqinj kishte 22.253 raste me koronavirus dhe 233 të vdekur. Totali i viktimave në Itali ka shkuar në 39.412.