Shtohen kufizimet ne Ballkan/ Masa te reja shtrënguese në Greqi e Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen kufizimet ne Ballkan/ Masa te reja shtrënguese në Greqi e Maqedoninë e Veriut

Rritja e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 ka bërë që disa shtete të rajonit të marrin sërish masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

 

Nga data 2 nëntor, në Kosovë, qytetarët mbi 65 vjeç do te lejohen të dalin nga shtëpia nga ora 6 deri në 10 të mëngjesit si dhe nga ora 16:00 deri ne 19:00 te pasdites, ndërsa jashtë këtij orari ata kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

 

Advertisement

Ndërkohë, sa i takon qendrave tregtare edhe restoranteve, ato do mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

 

“ARMEND ZEMAJ

MINISTER I SHENDETESISE KOSOVE

Advertisement

“Reduktimi i stafit në nivelin lokal dhe qendror, pezullimi i seminareve. Institucionet që duhet të zhvillojnë punën me kapacitete të plota janë shëndetësia dhe siguria. Qendrat tregtare do t’iu ndalohet veprimtaria nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Gastronomia: 21 deri në orën 5, përveç shërbimit të take away, Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror, në institucionet publike dhe private.  Shëndetësia dhe Siguria do të vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota Ligjëratat të zhvillohen vetëm online nëpër universitet.”

Edhe Greqia ka njoftuar masa drastike kundrejt koronavirusit. Nga e marta, restorantet, baret, kafenetë, teatrot, kinematë dhe palestrat do të mbyllen në  të gjitha zonat “portokalli” dhe “të kuqe”. Do të ndalohet edhe qarkullimi nga ora 12 deri në 5 pasdite.

 

“KIRIAKOS MITSOTAKIS

Advertisement

KRYEMINISTER I GREQISE

Nuk më lejohet të mbyll sytë para realitetit të ashpër. Unë duhet të vendos përsëri shëndetin dhe sigurinë e grekëve mbi çdo mundësi tjetër. Pas një periudhe të gjatë stabiliteti, rastet po rriten në mënyrë eksponenciale edhe në vendin tonë. Këto janë masa të ngjashme me ato të miratuara nga Franca dhe Gjermania, qe janë goditur nga dhjetëra mijëra raste. Dhe këtu i aplikojmë ato më herët, duke insistuar në trajtimin e virusit sa më shpejt që të mundemi.”

Mbajtja e maskave për qytetarët në të gjitha vendet publike bëhet e detyrueshme edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa autoritetet kane vendosur se ndeshjet e Ligës së Parë dhe të Dytë, të planifikuara të luheshin gjatë kësaj fundjave, do të shtyhen me një javë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy