Numri i përdoruesve të biçikletave në Tiranë është rritur ndjeshëm, veçanërisht vitet e fundit kur bota është përballur me pandeminë, apo me rritjen e çmimit të naftës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është periudha më e mirë për të kuptuar rëndësinë e përdorimit të dyrrotakëve.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
“Fakti që është trefishuar numri i biçikletave që janë shitur, apo zhdoganuar, është një lajm shumë i mirë. Do të thotë se nuk jemi dorëzuar përpara kësaj sfide për diçka që s’e kontrollojmë dot, por kemi përqafuar një mundësi. Ndaj mezi pres që të shohim, jo vetëm përhapjen e dyqaneve të tilla nëpër lagje, por edhe përhapjen e kulturës që pasohet me shtimin e rrjetit të biçikletave. Këtë vit do të vazhdojmë ta plotësojmë atë që quhet “rrjeti minimal i biçikletave”, për të cilën po punojmë edhe me GIZ-in dhe KFW-në, dy agjenci gjermane të specializuara të zhvillimit urban”
Advertisement
Kryebashkiaku pohoi gjithashtu se Tirana i kushton një rëndësi të veçantë përdoruesve të biçikletave dhe kjo tregohet edhe me korsitë e shtuara.
ERION VELIAJ
AdvertisementKRYETAR I BASHKISE TIRANE
“Diçka shumë e mirë që ka ndodhur është edhe sensibilizimi i shoferëve. Nëse më përpara ai që kishte makinë të bullizonte, sepse ndihej mbreti i rrugës, sot ka kuptuar se rrugën duhet ta ndajë si hapësirë me të tjerë. Taksa paguajnë edhe ata që përdorin biçikletën edhe ata që ecin në këmbë. Nëse jemi të gjithë bashkë aksionerë të investimeve në qytet do të thotë se do jemi bashkë aksionerë dhe bashkëpërdorues edhe të hapësirës rrugore. Dëgjoja njerëz kur thoshin: te “Myslym Shyri” na u zu korsia e makinave. Ju them: kujtohu pak, a kalonte ndonjëherë makina aty? Në fakt, makinat parkoheshin nga 16 orë në rrugë, pra nuk ishte korsi kalimi. Kështu ka qenë edhe “Rruga e Kavajës” dhe “Zogu i Parë”
Veliaj shtoi se distancat e vogla në Tiranë, që kërkojnë më pak se 15 minuta kohë, mund të kryhen fare mirë në këmbë, ose me biçikletë.