Një shtëpi bari u zbulua në Kurbin nga policia këtë të hënë.
Ambienti për kultivimin e lëndëve narkotike me anë të llampave ishte ngritur në banesën e 34-vjeçarit Mark Jani, i cili u arrestua nga uniformat blu.
Advertisement
Gjatë aksionit u sekuestruan 19 bimë kanabisi të kultivuar në kova, si dhe pajisje të tjera elektrike dhe aspiratorë.
Ndërkohë u priocedua penalisht “për shpërdorim detyre” faturistja e OSHEE pasi nuk kishte konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë në godinë.
Advertisement
34-vjeçari, Mark Jani “, sipas policisë, mbante dhe mbiemrin Prenga. Kjo është e disata herë që në këtë zonë zbulohen shtëpi bari.