
Një 82 vjeçar me iniciale Sh.K ka humbur jetën, për shkak se në banesën në të cilën jetonte ka rënë zjarr.
Ngjarja ka ndodhur në orën 02:40 minuta në afërsi të liqenit të Kukësit.
Dyshimet e para janë se i moshuari ka lënë ndezur gjithë natën sobën me dru zjarri.
Kukës/Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.