
LSI-PDK ka dërguar për të regjistruar në KQZ 2 nga kandidatët e Sali Berishës të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit.
Nën emrin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” LSI dhe PDK kanë këkruar nga KQZ regjistrimin si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Bardh Spahinë për Bashkinë Shkodër dhe Elton Banon për Bashkinë Lushnje.
Advertisement
Emrat në KQZ janë dërguar nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari si partia udhëheqëse e koalicionit. Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin e koalicionit mes LSI dhe PDK, por përjashtoi Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës.
Advertisement