‘Shtëpi bari” në Koplik/ Policia sekuestron qindra bimë narkotike, arrestohen 6 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Shtëpi bari” në Koplik/ Policia sekuestron qindra bimë narkotike, arrestohen 6 persona

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë gjashtë persona për kultivim të lëndëve narkotike si vjedhje të energjisë ekeltrike.

 

Në gjëndje të lirë janë proceduar edhe tre persona ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

 

Advertisement

Në kuadër të opracionit “Syri i Sheganit”, gjatë kontrollit policia ka zbuluar një ambjent të përshtatur për kultivimi të lëndëve narkotike, llampa, qindra bimë në ambjentet e brendshme dhe qindra të tjera në oborrin e banesës.

 

Banesa në fjalë është në pronësi të 64-vjeçarit Ramiz Nikdukaj i cili u arrestua në flagrancë.

 

Advertisement

“Gjatë megaoperacionit “Syri i Sheganit” është zbuluar një ambient i përshtatur për të kultivuar bimë narkotike nëpërmjet llambave, si dhe u sekuestruan 31 kilogramë kanabis, llamba e pajisje të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Për këtë janë arrestuar në flagrancë 6 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave. Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së këtij shtetasi. Shtetasi Ramiz Nikdukaj u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Kultivmimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.”. U arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi u kapën në flagrancë duke punuar në ambientin në të cilin kultivoheshin bimët narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Almir Nikdukaj (djali i Ramiz Nikdukaj), dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. N.(vajza e shtetasit Ramiz Nikdukaj). Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B.”, tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Hamdi Fjora.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy