Shtatë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë shënuar të premten në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Në laboratorët publikë dhe privatë janë testuar 4.487 mostra, nga rezultatet e të cilave janë regjistruar edhe 684 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.
Nga sëmundja llogaritet të jenë shëruar edhe 702 pacientë, ndërsa raste aktive janë 14.095.
Koronavirusi i ri është paraqitur për herë të parë në Kinë në fundit të vitit 2019. Në fillim të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetëisë e shpalli pandeminë e COVID-19.
Në Kosovë rastet e para janë shënuar me 13 mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 9 prill 2021 janë regjistruar 96.896 raste të të infektuarve. Prej tyre, 1.967 kanë vdekur ndërsa 80.834 janë shëruar.