Në fjalën e saj, gjatë takimit mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut, BE, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite.
“E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE”, tha ajo.
Kryediplomatja Xhaçka theksoi se deri më tani me Komisionin është zhvilluar një proces i gjatë takimesh shpjeguese. Ministrja shtoi më tej se Shqipëria ka zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur një rol kyç në luftën kundër korrupsionit. Ajo tha se përpara na pret një proces sfidues, por vendi ynë është gati.
“Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat më të rëndësishme të Shqipërisë që nga ndryshimi i regjimit 30 vite më parë. Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë. Ky proces modernizmi dhe evropianizimi s’ka lënë gur pa lëvizur ka ndikuar në çdo spektër të jetës në Shqipëri. Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit. Edhe pse e dimë se na pret një proces sfidues, jemi gatim, vendosmëria ynë është e palëkundur. Kemi zbatuar një reformë të paprecedente në drejtësi që ka luajtur rol kyç në luftën kundër korrupsionit, jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë”, tha Xhaçka.