Tridhjetë vjet pasi mbërriti në Itali, Ergys Haxhiu nga Shqipëria bëhet polic. 37-vjeçari është shoqërues i ministres për Politikat Rinore në Itali, Fabiana Dadone.
Ai mori pjesë në konkursin e organizuar për t’u bërë pjesë e policisë. Duke nisur që nga mesi i prillit, Ergys Haxhiu do të shërbejë në Dogliani.
“Për ne është një lehtësim, për një vit e gjysmë polici i vetëm në vend duhej të menaxhonte urgjencën Covid praktikisht vetëm”, shpjegoi kryebashkiaku, Ugo Arnulfo.
Haxhiu zgjodhi Doglianin sepse është afër zonës ku jeton bashkë me familjen e tij.
Advertisement